Video/ Situatë e tensionuar, fëmijët goditen nga Forcat Speciale, ja çfarë po ndodh në Elbasan…

0
264

Vijon prej disa orësh protesta për hapjen e shkollës Mengel në Elbasan. Nxënës por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.

Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.

Në një video të siguruar nga Faxweb.al duken fëmijët të traumatizuar, duke qarë dhe shprehen se janë goditur nga Forcat Speciale.

“Më gjuajtën policët te koka!” dëgjohet të thotë një djalë i vogël i cili është i përlotur.

Banorët dhe fëmijët shprehen se do të qendrojmë deri në orën 4: Deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrise së Arsimit nuk lëvizim!

Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini.

I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boci i cili po diskuton me policinë.

Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.

Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.

Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here