Kryemadhi: Qeveria i ka kthyer qytetarët në armiqtë e qeverisjes

0
127

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI-së, Vlorë reagoi ashper ndaj ngjarjes  ne Jalë, ku e cilesoi si sjellje kriminale dhe abuzuese. Qeveria arrogante me qytetarët e saj. 

Në fakt do doja të falenderoja përfaqësuesit e LSI të Vlorës dhe të ftuarit që janë nga bashkia e Selenicës. Duke qenë se grupet parlamentare të opozitës bënë një takim në Vlorë, ne e pamë të domosdoshëm takimin me strukturat, sepse duke filluar që nga dita e sotme, aksioni politik do të vazhdojë me takimet me qytetarët. Bashkia e Vlorës ose qarku i Vlorës është një nga qarqet më të rëndësishme, për vetë faktin se dhe argumentimet e saj politike që konkludon dhe përmbledh i gjithë qarku i Vlorës.

Nuk dua të zgjatem shumë në argumentat politikë për të bërë analizën e varfërisë, kriminalitetit, e të tjera, sepse jeni ju ata që i dini më mirë se sa ne që i artikulojmë çdo ditë në media, por ajo ç’ka është më e rëndësishme është që sot ne na duhet për të ristrukturuar strukturat e LSI. Atë ç’ka ne kemi lënë në detyrat e Komitetit Drejtues Kombëtar, evidentimin e anëtarësisë, evidentimin e organizatave të LSI-së dhe më pas shtrirjen e të gjithë strukturave të saj në çdo qendër votimi, por jo vetëm të partisë, por edhe të gruas, edhe të rinisë.

Kjo është një nga detyrat sa e parëndësishme në dukje, por është shumë e rëndësishme, sepse në bazë të kësaj do të vijojë edhe aksioni politik. Sigurisht që qytetarët të gjithë janë të angazhuar, të gjithë kanë pakënaqësi, sepse ne jemi koshientë dhe e shikojmë që njerëzit çdo ditë e më shumë janë më të varfër, çdo ditë e më shumë janë më të pasigurt, çdo ditë e më shumë ndihen jo vetëm të frustruar dhe të intimiduar nga bandat dhe krimi i organizuar, por  ndihen të gllabëruar prej tyre.

Jo më larg se dje kemi parë se çfarë ndodhi në Jalë të Himarës, apo Vunoit si të doni ju ta quani, një mënyrë sjellje kriminale, abuzuese dhe mund të themi që vjen si rezultat i arrogancës që qeveria ka krijuar me qytetarët e saj. Duke harruar që qytetarët janë votuesit e saj, duke harruar që qytetarët duhet të marrin shërbimin më të mirë nga qeveria, i ka kthyer qytetarët në armikun e qeverisjes.

Këtë gjë e kanë bërë edhe me biznesin. Biznesin nuk e shohin më si partner që mbush buxhetin e shtetit me taksat që paguajnë, por e shikojnë si një armik të hapur, këtë kanë me shkollat, me mësuesit, me arsimtarët që nuk i shikojnë si bashkë udhëtar për brezin e ri, për ti shkolluar dhe për ti edukuar që të ecin përpara në rrugën e jetës, por i kanë shpallur armiq dhe i kanë kthyer në jeniçerë të bindjeve të tyre politike.

Këtë gjë e kanë bërë edhe me minatorët, të cilët në vend që t’i japin Statusin e Minatorit, ajo që u takon me ligj dhe me të drejtë të Zotit, ua mohojnë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe me infermierët, me mjekët që çdo ditë e më shumë po largohen, po ngrenë plaçkat dhe po shkojnë drejt vendeve të tjera të BE-së, sepse kanë jo vetëm respektim më të mirë, jo vetëm pagesa më të mira, por kanë edhe dinjitetin i cili u mungon.

Mund të zgjatemi dhe mund ti marrim të gjitha profesionet në Shqipëri, të cilat për hir të së vërtetës jo vetëm janë shumë më pak të paguara, për hir të së vërtetës jo vetëm kemi rritje të çmimeve, për hir të së vërtetës kemi jo vetëm rritje të varfërisë, por shikojmë që çdo ditë e më shumë ne po na prezantohet një qeveri e kapur nga krimi ku koka e saj është Edi Rama.

Këtu Edi Rama është edhe deputet i qarkut të Vlorës dhe po të shikosh të gjitha investimet të ashtuquajtura, nuk kemi asnjë nga këta përfituesit që po vijnë nga Vlora. Të gjithë janë të importuar të sjellë nga jashtë. Pra do të thotë që papunësia në Vlorë është aq e madhe dhe vijnë njerëz që vijnë nga rrethe të tjera, për të ndërtuar Vlorën, që në fakt më mirë se ç’mund ta ndërtojnë vlonjatët, nuk mund ta ndërtojnë as FUSHA dhe as Monika që nuk jetojnë në Vlorë.

Pra çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që këtu për hir të së vërtetës jo vetëm që është grabitur shteti, jo vetëm që po grabitet prona publike, por këtu tani po kërkojnë t’u grabisin edhe shpirtin shqiptarëve.

Nuk na mbetet gjë tjetër, sepse dëgjojmë gjëra nga më të ndryshmet, ne i kemi bërë të gjitha ato ç’ka i takon opozitës për të bërë, të gjitha amendimet që kemi paraqitur në ligj, debatet, pjesëmarrjen tonë aktive,  edhe në moment të caktuara kemi dalë jashtë vetes tonë, edhe jashtë strukturave tona u kemi dhënë dorën dhe ua kemi shtrirë dorë për të bërë gjëra që janë shumë të rëndësishme për t’u bërë në të mirë të qytetarëve, por arroganca e qeverisjes është e jashtëzakonshme edhe për shkak të lidhjes të tij me strukturat e krimit të organizuar.

Në fakt dita e sotme ka qenë një ditë goxha e ngarkuar dhe ne do të vazhdojmë dhe pasdite sepse tashmë të gjithë deputetët e LSI por dhe strukturat e partisë do të shpërndahen në gjithë Shqipërinë. Strukturat tona do të rakordohen me strukturat e PD, PDIU, PR. Ne zhvillojmë mbledhjen këtu ndërkohë në selinë e PD po bëhet mbledhja e saj me strukturat. Duhet të rakordohemi për të pasur jo vetëm një organizim dhe rakordim në terren por mos të harrojmë që situata politike do vijë duke u zhvilluar e duke ecur shumë shpejt. Mos të harrojmë që kemi një pozicionim komplet ndryshe tashmë jo vetëm të faktorit  ndërkombëtar por kemi dhe një pozicionim komplet ndryshe dhe të elementëve dhe të faktorëve të tjerë, qofshin këto ndërkombëtar dhe jo politik por edhe politik dhe ndërkombëtar të cilët jo vetëm kanë ndryshuar qëndrimin, por nga ajo dhënia e informacionit ose sensibilizimi që ka bërë opozita tashmë qëndrimet e tyre po shkojnë drejt unifikimit me opozitën. Jo për shkak se po mbaj një qëndrim politik por për shkak të evidentimit dhe sqarimit të situatës. Mos të harrojmë që manipulimit që i është bërë opinionit publik por dhe opinionit ndërkombëtar ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe vetë kapja e mediave, vetë uzurpimi i tregut mediatik, sepse pronarët e mediave janë edhe biznesmen, për shkak të përfitimeve të tyre financiare i vënë në funksion mediat që për hir të së vërtetës në bazë të ligjit mediat janë institucion informimi jo institucion manipulimi. Ka arritur që pak nga pak ti lëvizim gjërat por gjërat mund të lëvizin akoma më shpejt nëse ne do të kemi strukturat tona të cilat do të vijnë të riorganizohen dhe të rifunksionojnë. Mos të harrojmë që zhgënjimi është jashtëzakonisht i madh nga strukturat e PS,mos të harrojmë që zhgënjim ka dhe nga vetë njerëzit që ja kanë dhënë votën PS, por nuk janë të përfshirë në strukturat e PS. Prandaj ne na duhen struktura jashtëzakonisht solide të LSI, në mënyrë të tillë që jo vetëm të kontaktohen me këto kontingjent njerëzish që janë të zhgënjyer nga qeverisja por përveç kësaj të zgjerojmë dhe hapësirën e angazhimit dhe të afrimit të shumë faktorëve të tjerë që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë por që mund t’ua japim shansin dhe mundësinë. Vlora është qytet universitar pra duhet të punojmë fort dhe me studentët por dhe me stafin akademik, ndërkohë është një qytet që ka mundësinë e zhvillimit të  biznesit jashtëzakonisht të madh pavarësisht se biznesi është një nga shtresat me të goditura dhe më të dëmtuara gjatë kësaj periudhe për shkak të taksave të larta, për shkak të monopolizimit të ekonomisë shqiptare. Për shkak të injektimit të parave të drogës me ekonominë shqiptare gjë që e cila ka sjellë dëmtimin dhe dobësimin e biznesit. Prandaj dhe na duhet që përfshirja e të gjithë këtij grupi interesi qoftë të biznesit, qoftë stafet akademike, qoftë studentët, qoftë shtëpiaket gratë që janë në shtëpi. Një pjesë e madhe e grave në Vlorë sot janë kthyer shtëpiake për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së zhvillimit të zonës. Janë shanse shumë të mira për ti sensibilizuar, jo për ti përdorur politikisht por për ti kthyer në efiçencë të plotë në mënyrë të tillë që bashkimi bën fuqinë, nuk ka dalë kot kjo fjalë. Në mënyrë të tillë që lëvizjet politike dhe aksioni politik jo i opozitës tashmë por i gjithë shqiptarëve të jetë sa më i shpejtë dhe me efikasitet sa më të plotë. Ndërkohë nga ana tjetër strukturat tona duhet të fillojnë të bëhen gati sepse vitin tjetër do të jenë dhe zgjedhjet lokale dhe ne duhet të jemi të gatshëm për çdo lloj skenari të mundshëm. Dhe nuk mund të jesh i gatshëm për çdo lloj skenari nëse ti nuk ke struktura të organizuara, të forta dhe të shtrira në të gjithë bashkinë. Unë dua tu falenderoj shumë edhe për gatishmërinë në këtë orar, ndoshta dhe të papërshtatshëm sepse një pjesë e juaja jeni dhe nëpër punëra por në fund të fundit angazhimi në opozitë bën që të mos shikojmë shumë orare por të jemi në gatishmëri të plotë. Unë do të doja që të organizohemi dhe për organizimin  e një takimi të madh sepse mendoj që Vlorës i ka ardhur koha për të bërë një takim të madh të LSI. Jo vetëm me strukturat drejtuese por me Kryetarët e organizatave, me strukturat drejtuese të LRI-së, me anëtarësinë e tyre, me LGI po ashtu sepse mendoj që është shumë e domosdoshme për të krijuar një frymë tjetër që Vlora e ka shumë të nevojshme. Mos të harrojmë që gjithë revolucionet e mëdha nga Vlora kanë nisur. Pse jo dhe tani që këtej ta nisim dhe kjo jo e rastësishme ishte dhe sot me këtë takim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here