Qarku i Vlorës, përveç vrasjeve, – rasti më i rëndë ajo e maskrës së Selenicës, ku një person qëlloi për vdekje 8 anëtarë të fisit të tij – është përballur edhe me një tjetër fenomen të frikshëm, me zhdukjen e personave në mënyrë misterioze.
Vetëm gjatë muajit qershor e korrik policia ka regjistruar zhdukjen e dy personave.
Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç ka dalë nga banesa e të atit për të mos u kthyer më.
Një muaj më vonë, 19 korrik, zhduket dhe shoku i tij, një 24 vjeçar i identifikuar me inicialet E.T.
Ndërkohë gjatë vitit 2017 në këtë qark rezultojnë 19 te humbur, nga të cilët 4 prej tyre rezultojnë të mbytur në det dhe disa të vrarë.
Zhdukja e Albano Xhaferrit
Ora News ishte në banesën e të atit të Albanos.
Babai i tij jeton i vetëm dhe kujton shumë pak nga ajo ditë e fundit kur djali i tij doli nga dera për të mos u kthyer më.
“Kishte një muaj që kishte ardhur nga Belgjika dhe e rrëmbyen. Atë ditë kishte sjellë djalin e vogël në shtëpi. Pastaj erdhi me motor dhe e mori. Që nga ai moment iku djali. S’e kush e mori?!” ngre supet Lutfi Xhaferri,babai i Albanos për gazetaren e Ora Neës.
Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe.
Nga hetimet mësohet se 34 vjeçari ishte larguar nga banesa rreth orës 12: 30 me një të njohur, të identifikuar si Klodi. Ky është emri që dëshmitarë okularë i kanë dhënë grupit hetimor që po heton ngjarjen.
Nga hetimet mësohet se ai ishte larguar me një automjet me portbagazh gri për të mos u parë më
Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.
“Erdhi djali i madh nga Italia, e kërkuan me nusen e tij por asgjë. Shkoi nujsa në polici” na tregon i ati.
Jashtë kamerave bashkëshortja e Albanos na tregon se prokurori i çështjes e kishte informuar se po hetohej pista e vrasjes.
Zhdukja e dëshmitarit
Pas zhdukjes në polici është shoqëruar dy herë dhe personi që ka marrë Albano Xhaferin në automjet për herë të fundit por mësohet se nuk ka pranuar të njohë këtë të fundit. Ndërsa tani ai është larguar pa lënë gjurmë në qytet dhe askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij
Zhdukja e 24 vjeçarit
Në mënyrë po kaq misterioze ka humbur në 19 korrik dhe një 24 vjeçar i identifikuar me inicialet E. T. Mësohet se Albano dhe 24 vjeçari kishin qenë së bashku në Belgjikë.
“Më erdhi babai i tij dhe akuzoi djalin tim por unë nuk di gjë” na tregoi Luftiu. Për 24 vjeçarin denoncimi për zhdukjen e tij është bërë pas 48 orësh.
Numërohen 19 të humbur gjatë 2017, njëri prej tyre Marjo Metushaj. Numërohen 19 te humbur vitin e kaluar. Mes tyre është dhe Marjo Metushaj.
Babai i tij, Bahir Metushaj , nuk ka më shpresa se djali i tij është gjallë.
Prokuroria kishte nisur hetim për veprën penale “kalim të paligjshëm të kufirit” por tashmë kjo cështje është pezulluar.
Babai i tij ka dëshmuar në prokurori se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt por dinte se i biri transportonte drogë në Itali.
Kontaktin e fundit me të birin e ka pasur më 16 qershor 2017.
Ora Neës ka siguruar vendimin e pezullimit të procedimit penal me nr 1548/2017 dhe mban datën 5 prill 2018, ku zbulohen disa detaje të trafikut të drogës. Në këtë cështje, sipas dosjes, është i përfshirë dhe një ish polic me mbiemrin Çaushaj
“Ai ka shpjeguar se ka dyshime tek disa shtetas nga Fieri me të cilët mund të ketë zhvilluar veprimtari të kundraligjshme. Po kështu se të birit i kishte lekë borxh një shtetas me mbiemrin Çaushaj, ish punonjës policie, çka lidhej me një transport lënde narkotike. Shtetasi ka shpjeguar se ka mësuar se gomonia që do të shkonte në Itali ishte e një personi nga Fieri i quajtur Edi Xhaferraj, të cilin ai ka tentuar ta takojë por nuk ka mundur, pasi i biri i ka thënë se Edi Xhaferraj është jashtë shteti.” shkruhet në dosje
Dosja i kalon policisë gjyqësore
Dosja i ka kaluar shërbimeve të policisë gjyqësore të grumbullojë të dhëna të tjera në lidhje me elementët e faktit si dhe personat që mund të jenë përfshirë në veprime të kundraligjshme kur mund të jenë identifikimi dhe marrja e të dhënave për shtetasin me mbiemër Çaushaj ish punonjës policie shtetasin Edi Xhaferraj, dhe shtetasit e tjerrë që dyshohen se mund të jenë përfshirë në aktivitete të kundraligjshme me Marjo Metushaj dhe që kanë dijeni për rrethana të faktit.
Borxhi 160 mijë euro për rrugët e drogës
Marjo është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur
Por ndërkohë që prokuroria ka pezulluar hetimet për akuzën e “kalimit të paligjshëm të kufirit” babai i Marjos thotë se zhdukja e djali i tij ka lidhje me personat që i kishin një borxh të madh
I ati ka treguar se djalit i kishin borxh ‘160 mijë euro për 6 rrugët e fundit të drogës drejt Italisë.
Ai humbi kontaktet me familjarët dy dite pasi kishte çuar ngarkesën e radhës nga deti.
“Erdhën shokët e më thonin se djali më kishte humbur diku në ishujt e Fanit. Dy gomone kishin dalë ndërsa e djalit tim jo. Por mister mbetet fakti që telefonata e fundit nuk ka ardhur nga ishujt e Fanit, siç i kanë thënë shokët të atit por dy dy ditë më vonë dhe në afërsi të ishullit të Sazanit.”
Kur kanë kaluar më shumë se një vit babai kërkon vijimin e hetimeve për të zbuluar se kush është fati i djalit.