Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Kulturës së Maqedonisë

0
166

Presidenti Meta pret në një takim Ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Ai e përgëzoi Ministrin Ademi për përparimin që po bën Maqedonia, veçanërisht në çështje kyçe që kërkojnë guxim dhe vendosmëri të madhe politike dhe shtetërore. Ai shprehu bindjen se vazhdimësia e kësaj qasjeje do të hapë perspektiva të reja si për zhvillimin e prosperitetin e Maqedonisë, ashtu edhe në marrëdhëniet në rajon.

Presidenti çmoi bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve tona, me besimin se agjenda e dakordësuar e Pogradecit do tëzbatohet me shpejtësi nga të dy vendet.

Kreu i Shtetit çmoi miratimin në Kuvendin maqedon të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shpresuar për një zbatim të plotë dhe sa më të shpejtë të tij në të gjitha nivelet, si shprehje e drejtpërdrejtë e angazhimit për zbatimin e plotë të frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë kontekst ai theksoi se faktori shqiptar në Maqedoni ka mundësinë të rikonfirmojë qasjen e palëkundur integruese duke u angazhuar me të gjitha energjitë për suksesin e referendumit të 30 shtatorit.

Bashkë me përgëzimet për 27-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, Presidenti Meta uroi që 1 tetori të hapë një perspektivë të re të integrimit evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve në këtë vend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here