Nuk na ke bërë asgje,  tani është radha jonë!

0
720

Gazetari Bledian Koka, e ka cilësuar të neveritshëm sulmin e bërë ndaj koleges Klodiana Lala. Sipas tij pas plumbave që u qëlluan mbi shtëpinë e familjarëve të Klodiana Lalës, qëndrojnë miqtë e kryeministrit Rama.

Ja postimi i Kokës:

Nuk na ke bere asgje…

Plumbat ndaj mikes time te ngushte Klod Lales, me kane tronditur shume ne aspektin njerezor, por sme kane tronditur aspak ne aspektin profesional. 10 plumbat e nates mbi shtepine e Klodit, jane sot pa dorac, por e kane nje mandatar. Ata qe qelluan mbi Klodin, jane po miq te tavolines se Edi Rames. Jo ata jane me shume jane partnere e tij dhe produkt i logorese se pambarimte te nje kryeministri kunder medias te pagezuar kazan prej tij. Ai qe hungerin prej 5 vitesh kunder nesh, kunder sojit tone se sulmon sojin e tij, e beri pis friken e Klodit dhe familjes se saj te qelluar me cicerimen e tij te kobshme ne Tëitter. Oret e para te mengjesit te sotem ishin, finalizimi i nje krimi te paralajmeruar shteteror qe eshte gatuar qe prej dites se pare qe Edi Rama vuri kembe ne pushtet e deri me sot. Edi Rama e ka vrare median e lire ne 5 vitet e fundit, ndersa sot asqeret e tij te nates me alltije ne brez dhane sinjalin e radhes se terezia shefit te deputeteve te lidhur koke e kembe me krimin e ka sosur durimin. 10 plumbat e kallashit mbi shtepine e Klodit, eshte nota maksimale qe nxenesja e shkelqyer e gazetarise investigative mori per punen e saj, vleresim me te madh se kaq ajo smund te merrte. Burrneshen e Dibres e njoh mire, dhe e di qe edhe pas kesaj ajo do vazhdoje ta paguaje kredine e shtepise me te njejten rroge te vockel te nje pune te stermundimshme me guxim te madh. Sepse kjo eshte Klodi. Prita shume t’ia shkruaj dy fjale motres time te gazetarise, prej merakut te vllait se mos nuk isha ne lartesine e duhur ku ajo eshte prej vitesh ne kete profesion, e prap smundem ta shuaj mllefin qe na e prishi diten e zymte te nje gushti te qelbur. Sot u zhvillua nje proteste para kryeministrise per Klodin por nuk shkova. Nuk e ndjej te udhes te protesoj perpara deres se mandarit real te plumbave ndaj Klodit, para shtepise se gjaksit nuk protestohet, i dergohet fjale…

p.s…nuk na ke bere asgje,  tani eshte radha jone!…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here