Kërpaçi: Rama luftë rinisë shqiptare, ne luftë Edi Ramës! 

0
154

Deputetja e LSI Florida Kerpaci ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar te LRI, ka deklaruar se LSI ka nje mision te rendesishem. Edi Rama i ka shpalluar lufte lufte rinise shqiptare, ne lufte Edi Rama.

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në mbledhjen e Komitetit Drejtues ka Kombëtar të LRI-së

Përshëndetje të gjithëve

Dua ta nis fjalën time duke falenderuar gjithësecilin prej jush dhe jo vetëm, çdo anëtar të LRI-së për çdo organizim së fundmi apo edhe në kampin e Jalës, sepse treguam se të gjithë bashkë me një qëllim, me frymën e solidaritetit dhe punës në grup padiskutim që sfidat tona janë shumë të mëdha, por me energjinë e gjithësecilit prej nesh, jo vetëm Edi Rama por të  gjithë qeverinë e tij mund ta rrëzojmë.

Ne kemi një mision shumë të rëndësishëm. Në takimet tona ne e dimë se sa e vështirë është sot të jesh një i ri dhe të jetosh në Shqipëri, duke nisur që nga arsimi që nuk na përfshin të gjithëve, duke vazhduar te pamundësitë për të gjetur një mundësi punësimi në profilet që ne kemi. Për të gjitha këto sfida që ne kemi, ne kemi një mision, bashkimin e çdo të riu me LRI-në.

Edi Rama luftë rinisë shqiptare, ne luftë Edi Ramës!

Edhe një gjë të fundit përpara se të kaloj në gjërat tona organizative.

Ne e kemi thënë edhe në të gjitha protestat përpara Ministrisë së Brendshme, sot në Shqipëri është ngritur sistemi i antivlerave. Ne kemi të rinjë që i kemi të thjeshtë që duan të konkurrojnë në Shqipëri, që  duan të tregojnë vlerat, parimet, moralet tona, por nuk konkurrojnë dot përpara një trafikanti, një njeriu që merret me drogë, apo atij që është i lidhur me oligarkët apo qeverinë.

Prandaj ne duhet ta lutojmë këtë sistem që është sistemi i antivlerave, kështu që ne kemi dy detyra: e para që të ngrejmë alternativat tona rinore që të shkojmë te çdo i ri dhe t’I themi që të bashkohen me LRI-në me planin tonë konkret.

E dyta që ne duhet të organizohemi në çdo qendër votimi. Gjithësecili prej nesh duhet të bëjë evidentimin e të gjithë anëtarëve të LRI, të fillojmë takimet derisa të shkojmë në pjesën e konferencave rinore.

Të fillojmë takimet, të fillojmë organizimet deri sa të shkojmë në pjesën e konferencave rinore. Ka një parim që mbizotëron në Lëvizjen Rinore për Integrim, bashkëpunimi dhe dashuria për të bërë gjëra të mira për vendin dhe për misionin që kemi marrë. Kemi një ekip shumë të mirë të gjimnazeve por ju keni një sfidë shumë të madhe, keni sfidën e punës me votuesit për herë të parë dhe gjithsecili prej jush do të jetë drejtues në shkollat tuaja, në klasat tuaja, në njësitë tuaja administrative për ta drejtuar procesin e vitit 2019 të votuesve për herë të parë. Kërkon punë, kërkon angazhim, por së bashku sot duhet të ngremë një axhendë konkrete për të filluar takimet, ku dhe gjithsecili prej nesh që jemi këtu do të jemi kudo në çdo takim për t’u koordinuar dhe për të vazhduar punën e Lëvizjes Rinore për Integrim. Unë dua tani të bëjmë një falenderim shumë të madh për zonjën që na ka drejtuar, na ka inspiruar dhe na ka motivuar për të gjitha strukturat e të gjithë Lëvizjes Rinore për Integrim. Për t’i dhënë një premtim shumë të madh që gjithsecili prej nesh në këto zgjedhje do ta marri me shumë dashuri, me shumë angazhim në këtë sfidë që nuk e kemi vetëm me veten, por mbi të gjitha kemi marrë një sfidë për vendin dhe për të ardhmen e të gjithë rinisë shqiptare. Në këtë sfidë që kemi marrë gjithsecili prej nesh duhet të jetë serioz dhe shumë i angazhuar për të filluar punën. Do të fillojmë konferencat në të gjitha njësitë e Tiranës, duke filluar nga njësia 1 deri tek njësia 11, për të vazhduar pastaj me çdo bashki. Por në këtë sfidë do të fitojë, do të dalë dhe do të vazhdojë ekipi i cili angazhohet, punon dhe e çon punën përpara. Dhe vetëm ky do të jetë parimi i LRI-së. Ju falenderoj të gjithëve sepse na e keni hapur telefonin me thënë të drejtën edhe në mes të natës. Ju kemi marrë edhe përditë edhe asnjëherë nuk jeni lodhur. Përherë keni ardhur pavarësisht presioneve që të gjithë i dimë sesa presion iu është bërë gjithsecilit prej jush dhe familjeve tuaja. Ju keni treguar që jeni me zemër me LSI-në. Faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here