Rrokaj: Kryeministri qesharak me vizion global që ka harruar popullin e vet…

0
163

Deputeti i LSI Shezaj Rrokaj permes nje postimi ne facebook ka reaguar pas marrjes 20 regugjateve ne Shqiperi. Rrokaj shkruan se kryeministri qesharak me vizion global ka harruar popullin e vet.

Postimi i plotë:

Kryeministri qesharak me vizion global që ka harruar popullin e vet

I harruar prej popullit të vet, të cilin e ka lënë në ikje të lirë, por edhe prej Perëndimit, ky kryeministër që nuk rri dot pa dalë në TV dhe pa bërë interesantin, ia behu me një akt gjeneroziteti, duke turpëruar shqiptarët në radhë të parë, se për atë vetë nuk interesohet më askush. I erdhi në “ndihmë” Italisë duke marrë 20 refugjatë. Shifra është qesharake, po të kemi parasysh ata qindra mijëra refugjatë të dëshpëruar të cilët Italia dhe Europa i ka pritur. Akoma më qesharak është kryeministri i vendit tonë, i cili pa pikë turpi merr qëndrimin e një kryeministri të politikave të mëdha, duke thënë se “ne e bëmë pjesën tonë, të gjithë të bëjnë pjesën e vet”, “se i vjen keq që Italia është lënë vetëm për kaq shumë kohë nga shtetet e Unionin”; “Që ne po bëkemi po atë gjë që Italia bëri për shqiptarët”, teksa as që bëhet fjalë për italianë.
Po pse vallë e bëri kryeministri këtë gjest qesharak faqe botës? Dikush mund të mendojë se e bëri për ta shitur si kartë në prag të Samitit të Kryeministrave të Ballkanit, që do të mblidhen në Shqipëri, me demek se Shqipëria merr përsipër kosto për integrimin.
Por atë që duhet të shikojë në fakt ky kryeministër që kërkon të marrë role ‘grandioze’ është kostoja që po i ngarkon vendit të vet dhe gjithë Europës me narkotrafikun dhe faktin që Shqipëria është pikë kyçe për kalimin e drogave të forta nga Amerika e Jugut dhe Afganistani.
Ironia e kësaj nisme qesharake për “hapjen e dyerve” ndaj emigrantëve, lidhet me faktin se vendi që jo vetëm s’ka kapacitete për qendra azilantësh, por është kapluar vetë prej varfërisë, që po detyron shqiptarët ta braktisin masivisht atë. Nëse Kryeministri ynë mëton t’i japë një shembull ndaj këtij fenomeni, duhet të mos marrë poza të një udhëheqësi global dhe të udhëheqë mirë për të mos e kthyer Shqipërinë në vend azilkërkuesish në dyert e Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here