Balla pranon haptazi miqësinë me Edmond Begon, jemi…

0
310

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ka pranuar sot publikisht se e njihte shumë mirë Edmond Begon, i arrestuar në Greqi pak ditë më parë.

“Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijët…” deklaroi Balla për gazetarët, duke të krijuar përshtypjen se po kërkonte amnisti për mikun e tij.

Ditën e djeshme Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë që të hetojë policinë se pse nuk është arrestuar ky përson i dënuar në Itali dhe se çfarë e ka penguar ta arrestonte këtë person.

PD akuzoi deputetin socialist Balla per mbështetje të Edmond Begos, I cili ishte I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe I dënuar për trafik droge.

Deputeti Alibeaj beri dhe disa pyetje per Taulant Ballen.

Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?

A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Deputeti demokrat ngriti disa pyetje institucioneve për të cilat kërkon përgjigje:

“Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare? Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?”.

Këtyre pyetjeve konkrete Taulant Balla nuk pranoi t’u përgjigjej por konfirmimi i njohjes dhe miqësisë së tij me Begon dhe familjen e tij, flet shume…

Edmond Bego, u arrestua nga policia greke për llogari të shtetit Italian, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë). Edmond Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here