Po ju them se përse maturantët braktisin universitetet… 30 arsye që…

0
252

Ju a them se përse maturantët braktisin universitetet:

– Se nuk vijnë në degët që dëshirojnë
– Se rregjistrimet ua bën një strukturë e arsimit e centralizuar që nuk i lejon paraprakisht të njohin universitetet e ëndërruara prej tyre
– Se shkolla e mesme u jep dije krejt minimaliste dhe nuk u ngjall dëshirën për të mësuar.
– Se imazhi i shumë universiteteve është në fund të këmbëve
– Se arsimimi i lartë nuk jep punësim
– Se më kollaj gjen punë po të jesh trafikant votash, forumist partish, apo të jesh çun bosi politik ose i forti i lagjesh.
– Se më shtrenjtë se ne Shqipëri relativisht me fuqinë blerëse nuk ka as Harvard, as Oksford, asnjë universitet bote.
– Se reklama e sforcuar nëpër tv e bëri rininë t’i vijë për të vjellë për universitete fabrika parash
– Se studdentët u rrëfejnë maturantëve të gjitha pislliqet, mashtrimet, korrupsionet nëpër universitete.
– Se dija që universitetet japin nuk po rinovohet sepse nuk e lejon ligja për arsimin e lartë pra studentët nuk mësojnë gjë.
– Se për të jetuar në qytetet studentore dhe veçanërisht në Tiranë është shumë shtrenjtë
– Se popullsia e re e ka mendjen të iki jashtë dhe jo të studjojë
– Se populli sheh që fëmijët e politikanëve mësojnë jashtë shtetit dhe jo këtu, pra zhvleftësohet sistemi arsimor shqiptar
– Sepse meritat në diplomimm nuk luajnë asnjë rol në jetën e studentit dhe në karrierën e tij
– Sepse profilet e studimeve janë mizerje dhe që nga koha e baba Qemos.
– Se burimet e informacionit si web, etj; janë shumë më përpara sesa shumë budalliqeve që dëgjojnë në auditore të ndryshme
– Se pasi u mbyllën disa universitete fabrika parash në brigjet e Lanës po lulëzojnë të tjera edhe më bërnut se ata që u mbyllën dhe askush nuk bëzan. Tuuuuuurp!
– Se kultura e të studjuarit dhe e librit është braktisur përpara folklorit, te ne politika qeveris, bën art, bën kulturë. Jo shkenca e teknika.
– Se është plakur popullsia.
– Se vajzat që mbushin auditoret tani nuk u vlen diploma në pajë për t’u martuar.
– Se të kesh diplomë sot nuk është vlerë, vlerë është të kesh parà, ta kesh babin bos, ta kesh mamin pasanike. Ose botuese gazete.
– Se brezi i kohës moniste që e quante të diplomuarin si maja e arritjeve ka dalë ose po del në pension.
– Se maturantët kur shikojnë se kush është pronar ose rektor i ndonjë universiteti më mirë pranon të rrijë pa shkollë sesa të paguajë lekë për asgjë.
– Se shkolla e mesme është tmerrësisht e politizuar.
– Se edukata kombëtare, media, etj., nuk e frymëzojnë maturantin drejt dijes, meqë dija nuk të jep asnjë shans për jetën
– Se në shumë e shumë familje nuk ka lekë për libra dhe në shumë të tjera babi në vend të blejë libra i harxhon lekët për karburant makine;
– Se familja në kohë krize nuk ka parà dhe të rinjtë duhet të punojnë sa më shpejt për të fituar dy lekë me punë pa nevojë për shkollim
– Se sot nuk ka nevojë të jesh me zanat oficer për të përdorur armë, ose me zanat shofer për t’i dhënë veturës, ose me diplomë për të ditur gjuhë të huaj, etj.
– se i gjithë sistemi po braktiset:
Qytetarët braktisin atdheun
Votuesit braktisin zgjedhjet
Audiencat braktisin mediat
Studentët braktisin shkollën
Burri braktis gruan dhe gruaja burrin
Fshatarët braktisin bujqësinë
Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë
Gazetari braktis raportimin
Nëpunësit braktisin interesin publik
Na braktisin infermierët.
Klientët braktisin butikat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here