Dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 Gusht.
Ngjarja u kallëzua nga Adriatik B. dhe Alma M., të cilët punojnë në lokalin që u grabit.
Sipas tyre, në orën 22:00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin.
Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.
Më pas u larguan në drejtim të paditur. Uniformat blu në Gjirokastër janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.