Asnjë avokat se merr në mbrojtje vrasësin e 8-fishtë në Vlorë

0
205

24 vjeçari Ritvan Zykaj, i cili kreu masakrën 2 ditë më parë në Resulaj të Vlorës, ku u mori jetën 8 personave, tashmë është braktisur nga të gjithë.

Ritvan Zykaj do të dalë të hënën rreth orës 10:30 para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit. Pas masakrës ai ka firmosur kartën e të drejtave, por për disa orë rresht marrja në pyetje e tij ka qenë e pamundur.

Shkak është bërë refuzimi i çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij. Për këtë arsye prokuroria ka siguruar dy ditë pas masakrës një avokat kryesisht të caktuar nga shteti.

Zykaj vrau 8 persona nga fisi i tij në fshatin Resulaj të Selenicës. Shkak për vrasjen makabre thotë se ishin akuzat që i bëheshin për vjedhjen e disa pulave në fshat, megjithatë ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit psiqik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here