Vjen reagimi i ashpër i Manjanit: “Një ngjarje nga vettingu…”

0
740

Ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj qëndrimit me dy standarte që mban KPK ne seancat e ‘famshme’ të Vetingut.

Ai ka marrë rastin e dy gjyqtarëve nga Vlora të cilët u akuzuan për njohje me të njëjtin person, të ashtuquajtur “kontakt I papërshtatshëm’, por për çdu njëri nga gjyqtarët e kaloi vetingun kurse tjetri jo.

Jo pa ironi, Manjani shkruan se “Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.

Ja postimi I plotë I Ylli Manjanit

“Një ngjarje nga vettingu.
———-
Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon vetting-un ndërsa tjetri jo!

“Kontakti i papërshtstshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme.

Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskriminim!

Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit.

“Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.

“Ngelësi” lufton me argumente e prova…

Të shohim kolegjin! Por, vështirë…

OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë!

Asnjë çudi!

RamaForma këtë fytyra ka!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here