Një fenomen i ri tek sjelljet e shqiptarëve. Dy shqiptarët rrahin…

0
207

Një sërë lajmesh të publikuara në media kohët e fundit, duket se kanë nxjerrë në pah një fenomen të ri po shfaqet në sjelljet e shqiptarëve.

Disa prej tyre jo vetëm që nuk paguajnë për shërbimin që marrin, por edhe dhunojnë brutalisht personin që ua ofron.

Këtë e konfirmoi më së miri edhe lajmi i dhënë nga mediat italiane se si dy shqiptarë pasi ishin ulur dhe kishin pirë në një bar kishin refuzuar të paguanin faturën.

Në zënke e sipër qëlluan pronarin e barit dhe shkaktuan një katastrofë të vërtetë.

Nuk e dimë nëse të tilla raste janë kthyer në steriotip ose jo, por rastet e mëposhtme hedhin dyshime të forta.

Dy shqiptarët rrahin pronarin e lokalit dhe refuzojnë të paguajnë faturën

Gjatë një feste organizuar në nder të shenjtores “Masonna Sovreta” dy shqiptarë janë arrestuar pasi kanë goditur pronarin dhe kanë shkatërruar banakun e një bari. Ngjarja ka ndodhur në Terlizzi, Bari.

Në momentin kur pronari i barit ju ka cuar faturën për ta paguar ata kanë refuzuar dhe aty ka nisur sherri. Sipas “Alpe Neës”, si filim ata kanë qëlluar me shishe pronarin dhe kanë pothuajse shkatërruar barin,njëri nga të arrestuarit ka goditur edhe me thikë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar shqiptarët dhe pas verifikimeve të bëra rezulton që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi.

Njëri nga shqiptarët, për përsëritje të rasteve të dhunës është mbajtur i burgosur ndërsa tjetri është në pritje të ekstradimit.

Dhunoi prostitutën nigeriane se nuk deshi ta paguante, pranga të riut shqiptar në Itali

Një 25 vjeçar shqiptar, pa dokumenta në Itali, është arrestuar nga policia për dhunë fizike ndaj një adoleshenteje. Shqiptari pasi e kishte dhunuar prostitutën, kishte tentuar të largohej, megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë.

Karabinierët mundën të binin në gjurmët e tij, i cili nuk kishte një banesë fikse, por qarkullonte në një provincë të Milanos. Sipas raportimit të policisië, shqiptari kishte rënë dakord për të marrë shërbimet nga prostituta nigeriane për pak para, por në fund ai nuk pranoi t’i paguante asnjë qindarkë.

Dy vëllezërit nuk i paguan qeranë e shtëpise dhe rrahin 73-vjeçarin

Dy vëllezërit Boçi refuzuan t’i paguanin t’i paguan qiranë 7-3 vjeçarit italian e madje nisën ta sulmojnë pasi ai i kishte kërcënuar se do t’i largonte nga shtëpia. Të dy vëllezërit përfunduan në pranga.

Nuk pagoi faturën, pasagjeri plagos faturinon

Pasagjeri plagos me thikë faturinon e linjës së autobusëve Qendër- Shkozë, në Tiranë. Ngjarja u shënua ditën e djeshme, në zonën midis Parlamentit dhe Institutit të të Përndjekurve.

Faturino me inicialet A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij është dhunuar me mjete prerëse nga një pasagjer, lidhur me pagesën e biletës së autobusit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here