Foto emocionuese! Infermieret kërcejnë “Kikin” me vajzën me leucemi

0
166

Disa infermierë në Manchester vendosën ti bëjnë një surprizë pacientës së tyre të vogël me leucemi. Ndërsa po bënte kemion ata kanë filluar ti mësojnë të kërcejë “Kiki”

Louise Goulden, është 8 vjeçe dhe aktualisht është në ciklin e dytë të terapisë 5 ditore të kemios pasi u diagnostifikua me leucemi në moshën gati 6 vjeçare

Mamaja e Louse vlerësoi shumë infermieret që çdo ditë mundohen ta bëjnë vajzën për të qeshur dhe vendosi ta ndajë videon me të gjithë.

“Është një video frymëzuese dhe ne donim ta ndanim me të tjerët. Punonjësit e spitalit janë shumë të përkushtuar” tha e ëma

Videoja mori shumë komente dhe share dhe mijëra vieës në rrjetet sociale.

Louse nga Royton u habit kur infermierët hynë në dhomën e saj dhe i kërkuan nëse donte të mësonte kërcimin “Kiki” të të famshmit Drake.

“‘Ajo pëlqen shumë muzikën, kërcimin dhe këngën dhe pranoi me shumë kënaqësi”

Pas kemio terapisë vajza do të kthehet në shtëpi  për tu kthyer në spital në shtator kur do i nënshtrohet një transplanti të palcës së kurrizit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here