Lirohet polici, gruaja e tij u gjet e vdekur me plumb në kokë

0
176

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’ për policin Sherif Hajdari.

Dy ditë më parë 47-vjeçarja  Merita Hajdari, gruaja e policit dyshohet se është vetëvrarë me një plumb në kokë në Durrës.

Gjatë ditës së djeshme, policia e ndaloi Hajdarin nën dyshime se kishte shtyrë bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes.

Gjykata sot ka vendosur ndryshe, duke e lënë të lirë atë.

Nga detajet  e fundit u raportua se dyshimet flasin për një vetvrasje, por nuk përjashtohet si pistë edhe ajo e vrasjes.

Arma e zjarrit është dërguar për ekspertizë në laboratorin balistik për të hedhur dritë mbi përdoruesin e saj.

Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, bashkëshorti dhe djali i viktimës janë shprehur se 47 vjeçarja është vetëvrarë, por pa sqaruar arsyet apo rrethanat.

‘Dëgjuam të shtëna të armës dhe u futëm brenda, pamë të shtrirë në tokë dhe mbuluar me gjak Meritën. Kemi qenë në shtëpi por jo në të njëjtën dhomë’, kanë dëshmuar familjarët e viktimës.

Viktima ka marrë plumbin në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here