Vendimi për ndërtimin e bazës së NATO-s në Kuçovë, reagon Shehu

1
520

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, shpreh qëndrimin e tij mbi ngritjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Ai thotë se ‘i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO-s lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Aleancë’.

Ja çfarë shkruan Tritan Shehu në Facebook:

Çdo rritje e prezencës se NATO ne Shqipëri, është thellësisht e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne; kjo është e ‘shkruar edhe ne genet’ tona.

Dje disa organe mediatike kërkonin te hidhnin mjegullnaja dyshimi rreth qëndrimit opozitar për ‘mundësinë e zgjerimit te prezencës se NATO ne vendin tone’.

Pa asnjë dyshim këto janë vetëm aludime dashakeqe e krejt te kundërta me realitetin dhe faktet.

Dua te kujtoj këtu qe po thuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri ne anëtarësimin e plote tonin aty.

PD qe me “lindjen” e saj, ndryshe edhe nga partitë e tjera te krijuara ne ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tone për BE e NATO.

Me tej me Qershor te 1992, pra dy muaj mbas formimit te Qeverise sonë, Shqipëria aplikon e pranohet ne Këshillin e Bashkëpunimit te Atlantikut te Veriut.

Me dhjetor 1992 Berisha viziton Selinë e NATO ku pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili me Mars 1993 viziton vete Shqipërinë.

Image

Me 23 Shkurt 1994 Berisha nënshkroi dokumentin Kuadër te Partneritetit për Paqe me NATO, duke e bere Shqipërinë anëtaren e pare nga vendet ish komuniste te saj.

Me 20 prill Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi këtë dokument, megjithë kundërshtitë e socialisteve ne këto periudha.

Rruga vazhdon me tej ne bashkëpunim gjithmonë dhe me te ngushte deri sa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeministër ishte Berisha, u anëtarësua përfundimisht ne NATO, duke përbëre kështu një nga arritjet me te mëdha historike te Shqipërisë, shqiptareve e Rajonit tone.

Pra tashti ne jemi anëtare te NATO dhe si te tille kemi përfitimet madhore, por dhe obligimet e mëdha ndaj kësaj aleance, obligime qe lidhen me elementet financiare, pjesëmarrjes, thellimin e demokracisë, luftës sonë ndaj krimit, drogës, trafiqeve, terrorizmit, racionalitetit ne politikat Rajonale dhe ato te Jashtme etj., etj., nder te cilat fatkeqësisht jemi shume larg asaj qe kërkohet nga një vend anëtar ne seriozitet, impenjim e rezultate.

Pra është me e dobishme qe kjo Qeveri te përpiqet te realizoje “detyrat e shtëpisë” e te mos përdori vendime te mundshme pozitive te NATO ndaj nesh e Rajonit, si “fishekzjarrë” politike për kamufluar realitetin tone te brendshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Eshte i panevojshem politizimi i ketij vendimi te NATO’s!!
    Mos me keq ironizime te ndonje “strategu” ushtarak qe llogarite dollaret qe fiton Shqiperia dhe sa avion te bleje si dhe te ndihmoje nqs pyetet nga NATO’ja, ka dhe antishqipetare qe lejohen nga gazetat te shkruajne pallavra te ndyra.
    Ky lajm eshte nje fitore per shqipetaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here