Qytetari ‘sulmon’ Ramën: “Rrit rrogat o zotëri, njerëzit vdesin për bukë, ndërsa ti jetonë në vilë 3 ml €”

0
882

Kryeministri Edi Ramam ashtu si çdo mëngjes edhe sot ka vijuar me propagandën në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes,  dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ku qytetarët dhe bizneset sot përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale, krahas videos.

Por, sipas qytetarëve, komentet e disa prej të cilëve shpëtojnë pa u fshirë, kjo propagandë në rrjetet sociale, është budallëk, derisa varëfëria është ulur këmbëkryq në shtëpitë e qytetarëve.

Sipas një qytetari, njerëzit po vdeisn për bukë dhe një situatë e tillë, ndodh vetëm në vendet më të korruptuara.

“Rrit rrogat o zotëri mos na nxirr budalliqe këtu se le nam. Njerëzit s’kanë buk të hanë dhe po ikin nga sytë këmbët. Pleqve iu rrit pensionet me 2 mijë lekë të vjetra, që është për turp të zotit. Ku është parë ndonjëherë, përveçse në vendet më të korruptuara që njerëzit të vdesin për bukë, ndërsa kryeministri të jetojë në vilë me vlerë 3 ml €”, ka shkruar një qytetar.

Ndërsa të tjerë i kanë kujtuar kryeministrit shërbim in skandaloz në pikat kufitare dhe radhët e gjatë.

“Shumë mirë këto.. po radhët e gjata në Kakavijë, nuk bëtë një foto”, apo “Këta policët tanë bëjnë 1 orë për të kontrolluar 1 pasaportë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here