Bllokohet 25 ton miell në Korçë

0
137

Një sasi e konsiderueshme mielli është bllokuar në Korçë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke.

Bllokimi është bërë për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë u konstatua një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin ‘miell gruri’ nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht.

Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here