I moshuari nuk kishte para për të paguar llogarinë, ndodh veprimi që i përloti të gjithë

0
202

Një tregtar pa një zotëri të moshuar në banak, teksa rrëmonte për të nxjerrë qindarkat, të cilat ishin shumë pak për të plotësuar vlerën e asaj që kishte porositur.

Kështu duke e parë në vështirësi, një tregtar bujar, Dave Love, vendosi që ti ofrojë mëngjesin, duke i dhuruar të moshuarit edhe 20 dollarë, për vaktin tjetër.

Një veprim prekës ai i ndodhur pak ditë më parë në një dyqan fast food McDonald’s, në Bendigo, të Australisë.

Ndërsa gjithçka ndodhte një koleg i burrit filmoi gjithë skenën duke e publikuar në Facebook, çka bëri që të përhapet me shpejtësi.

I moshuari e falënderoi disa herë burrin bujar, ndonëse në fillim nuk donte ti pranonte paratë si dhuratë, por pas insistimit të Love i pranoi.

“Ju jeni një burrë shumë i sjellshëm dhe bujar”, i tha i moshuari, i emocionuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here