Vokshi: Kthimi i ligjit për teatrin, ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar

0
150

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi me një postim në faqen e saj në Facebook, është shprehur se përgëzon Presidentin Ilir Meta që ktheu ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar, që është ligji i korrupsionit qeveritar.

‘Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës.

Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese’, shkruan Vokshi në faqen e saj në Facebook.

‘Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshëndetet!

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.

I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset përfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë’, shkruan deputetja e PD-së, Albana Vokshi në faqen e saj në Facebook.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here