Njoftim i rëndësishëm/ Evropa po digjet, çdo të ndodh me Shqipërinë?!

0
396

Instituti i Gjeoshkencave ka dalë ka dalë me një njoftim special të enjten pas situatës së krijuar në Evropë ditët e fundit me zjarret në pyje. IGJEUM shprehet:

“Siç dihet, në disa rajone të Evropës si në Britani e Madhe, Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën, duke arritur kulmin në Greqi. Prandaj, gjejmë të arsyeshme të postojme pak fjalë për situatën në Shqipëri:

Në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive. Era gjithashtu në shumicën e kohës ka fryrë e lehtë deri mesatare.

Situata në vijim pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit: territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.

Postuar mund të shikoni pamjet mbi anomalite e reshjeve që priten deri më 19 gusht, referuar ECMWF, ku mund të shihet qartë që deri në këtë datë vlerat e reshjeve që pritet të bien, janë më të larta se normalja. Ju urojmë një verë të këndshme!” përfundon IGJEUM.

ImageImageImage

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here