Shehu i ‘heq maskën’ Ramës: Ja mashtrimi për segmentin Kardhiq-Delvinë

0
391

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka “nxjerrë bllof” Edi Ramën lidhur me rrugën Kardhiq – Delvinë.

Shehu mori shkas nga postimi i sotëm i një video nga Kryeministrit Rama në të cilën thuhej se po fillonte ndërtimi i kësaj rruge!

Shehu shprehet se kjo është hera e disatë që Rama shpall fillimin e punimeve në këtë rrugë por mashtrimi i madh qëndron në faktin se 40 % e punimeve në këtë segment janë kryer deri në vitin 2013 kur në pushtet ishte qeveria e demokratëve. Që nga ajo kohë e deri më sot, qeveria ka bërë 0 punime-shkruan deputeti demokrat.

Ja postimi i plotë i Tritan Shehut

Kryeministri sot nepermjet “shakave 3D” te tij te mengjezit shpall per te disaten here fillimin e punimeve ne rrugen Kardhiq-Delvine…..por per ne shtator.
Per kujtese edhe para pak muajsh ai premtoi fillimin e punimeve ne harkun e nje jave!
Pra “daulleve” per te cilat ai flet, i ka rene vete disa here per kete rruge, mbasi i nderpreu punimet per pese vite.
Deri ne vitin 2013 u kryen ne kete aks shume te rendesishem rreth 40% e punimeve, me tej 0.
Kjo nderprerje pervec demit ne turizem, ekonomi, sherbim ndaj qytetareve etj, ka dhe nje perberes tjeter.
Sipas specialisteve kjo nderprerje ka rritur koston e perfundimit te kesaj rruge ne reth 80-90% te vleres se saj.
Kjo eshte Qeveria vetem e fjaleve dhe e 3D-ve, shume larg realiteteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here