JW në SHBA: “Reforma në drejtësi në Shqipëri ka dështuar, sepse Rama…”

0
1108

Gjykata Kushtetuese nuk ekziston…

Gjykata e Lartë nuk funksionon…

Në shtator pritet që të shkojë në kolaps edhe Gjykata e Apelit.

Reforma në drejtësi në Shqipëri ka dështuar, sepse Rama ka vënë nën kontroll drejtësinë shqiptare, e cila në këtë fazë është paralizuar.

Ky është një konkluzion që vjen jo vetëm nga opozita shqiptare por edhe nga SHBA.

Këtë konkluzion e ka bërë publik para disa javësh Judicial Watch, një organizatë me orientim të Djathtën Konservatore në SHBA me drejtues Tom Fitton.

Kjo organizatë amerikane është bërë e famshme për publikimin e shumë materialeve hetimore përmes të cilave evidentohet roli i Soros në mbështetje të qeverive të majta në Europën Lindore.

Në një nga pistat e saj të hetimit, organizata Judicial Watch i ka sugjeruar Departamentit Amerikan të Shtetit të hetojë fondet e amerikane të shpenzuara për ti mundësuar Ramës vendosjen nën kontroll të drejtësisë.

Konkretisht, JW përmes një dokumenti prej 27 faqesh ka bërë me dije se:

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, i emëruar nga administrata Obama, ka qenë i lidhur ngushtë me qeverinë socialiste në Shqipëri dhe ka ndihmuar të minoheshin protestat e opozitës shqiptare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës do të refuzonin të merrnin pjesë.

Fondacioni i Sorosit, Shoqëria e Hapur në Shqipëri dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, mendohet se kanë pasur për qëllim t’i japin Kryeministrit Rama dhe qeverisë socialiste kontrollin e plotë mbi gjyqësorin.

Në dokumentin e JW shkruhet se ‘ajo ka zotëron një dokument prej 32 faqesh me të dhëna që tregonin se administrata e Presidentit Obama i ka dhënë fondet e taksapaguesve të SHBA një grupi të mbështetur nga miliarderi Xhorxh Soros, i cili përdorte paratë për të financuar aktivitetet politike të partisë socialiste në Shqipëri, si dhe aktivitetet e qeverisë socialiste për reformën në drejtësi’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here