Braimllari ‘sulmon’ kryeministrin: “Të gjithë bashkë për ta shporrur, këtë frikacak”

0
170

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka sulmuar dje kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Braimllari e akuzoi kryeministrin Rama se po mashtron në lidhje e efektet e platformës së bashkëqeverisjes. “Platforma “Bashkëqeverisje me qytetarët” ka dhënë efekt, thotë kryehajduti. Më lejo të të rikujtoj o kryehajdut që ke mbi 10 muaj që nuk qeveris, rrjedhimisht s’ke si të bashkëqeverisjesh me qytetarët. Mbushe Shqipërinë me drogë, me trafik e i zhyte shqiptarët në varfëri.

Do kujtohesh nga historia si Kryeministri që ja ke nxirë faqen Shqipërisë. Platforma jote digitale është një show që çdo shqiptar e ka të qartë teatrin që luan. Torturat në këtë vend po i shkakton ti, trafikant e i papërgjegjshëm. Ke humbur drejtimin dhe je mbyllur në vetminë tënde, i vetëm dhe frikacak. Nuk zgjidhen hallet e shqiptarëve me platforma digitale por me politika konkrete zhvillimi për vendin. Të bëhemi të gjithë bashkë për të shporrur këtë Kryeministër që ka shkatërruar vendin”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here