PD ‘sulmon’ Lindita Nikollën për dëftesat, ja akuzat e Vokshit

0
226

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur dje ashpër në Komisionin parlamentar të Medias. Në këtë komision ishte e thirrur ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli mbi ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar. Por debatet u përqendruan te dëftesat, skandal i denoncuar nga PD. “Ja ku janë SMS që iu janë dërguar prindërve. Ja ku thuhet që dëftesat do ndahen në shtator se nuk kanë ardhur. Ne jemi këtu, për të sjellë zërin e 420 mijë fëmijëve. S’po flasim vetëm për maturantët. Kam pyetur një mikeshën time, ja ku thuhet se s’ka dëftesa. S’vini dot këtu e të kërcënoni opozitën pasi bëni pazaret tuaja. Përgjegjësia për tenderin bie mbi ju. Se mbuloni dot zullumin tim”, tha dje në komision kryetarja Albana Vokshi. Por ndaj saj ka reaguar ministrja, duke deklaruar se pretendimet për dëftesat nuk janë të vërteta. “Po gënjeni , çështjen do ta apeloj në prokurori. Shpif, shpif se diçka mbetet, s’mund të vazhdojë kështu. Ne punojmë me mish e me shpirt, kërkohet një sjellje tjetër. Iu jam përgjigjur në kohë të gjithë maturantëve që iu duhej diploma për të ikur jashtë shtetit. Komunikoj falë zotit me prindërit. Ju sapo gënjyet.

Të lutem zonjë, kërkove përgjigjen time, do më lesh të përgjigjem”, tha Nikolla. Sa i takon rendit të ditës, Lindita Nikolla u shpreh se ligji në fjalë shënon një qasje të re për funksionimin dhe organizimin e institucioneve përgjegjëse për sistemin arsimor parauniversitar. “Ky projektligj është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave. Projektligji mundëson krijimin e bazës ligjore për një strukturë të re të prindërve në nivel kombëtar, atë të Këshillit Kombëtar të Prindërve. Në nenin 7, të projektligjit, propozohet të shtohet neni 29/1, i cili ngre dhe legjitimon strukturën e Këshillit Kombëtar të Prindërve, si strukturë e re dhe e nevojshme ligjore për zhvillimin e partneritetit dhe përfshirjes së qëndrueshme të prindërve në vendimmarrjet e institucioneve të sistemit arsimor të çdo niveli. Projektligji do të krijojë mundësi konkrete për institucionet arsimore për krijimin dhe vetadministrimin e të ardhurave që këto institucione krijojnë nëpërmjet shërbimeve ndaj të tretëve. Nëpërmjet projektligjit propozohet që drejtori dhe nëndrejtori i institucionit arsimor të kenë aftësi dhe kompetenca të certifikuara profesionale për drejtimin dy dhe administrimin e institucionit arsimor, pasi t’i jenë nënshtruar trajnimit përgatitor pranë një strukture të re”, sqaroi ndër të tjera znj. Nikolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here