Protestat për Teatrin/ Reagon Goxhaj: “Kjo është e paligjshme si procedurë”

0
217

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News foli mbi procedurën e kthimit të ligjit të Teatrit Kombëtar dhe rolit të Presidentit në këtë proces.

Sipas Goxhajt ka një procedurë që bllokohet ligji e cila sipas tij është verifikimi i origjinës së pronësisë.

“Ne nuk i kërkojmë vetëm mosdekretimin, por edhe kthimin, por specifika e asaj që kam kërkuar personalisht me megafon, ka qenë verifikimi i të dhënave të fimës ‘FUSHA’. Koncepti është që shteti shkel çdo hallkë të ligjbërjes. Kanë kaluar një firmë me emër specifik në një procedurë ligjore. Kjo është e paligjshme si procedurë. Në këtë moment je i detyryar që të bësh verifikimet paraprake. Firma ‘FUSHA’ pretendon se ka të drejta pronësie mbi një zonë të caktuar private brenda një kompleksi ku ka dhe pronë publike dhe firma pretendon se është pronare, por ne e dimë shumë mirë se firma ‘FUSHA’ nuk ka asnjë histori në atë zonë. Si u bë firma ‘FUSHA’ pronare apo si mori të drejta të pronësisë në atë zonë. Kam thënë procedurën sesi bllokohet ligji? Prandaj Lulzim Basha ma pret fjalën. Atë nuk e korigjon dot.

Fillon procedura kështu; duhet të kërkojë verifikimin e origjinës së pronësisë. Një procedurë që po bën Komisioni i Edukimit këto ditë. Një procedurë që duhet të shtyhet. Pse? Sepse sot ka vlerë zero ajo që po bëjnë. Kjo është një element për ta shtyrë procedurën e miratimit të ligjit. Ato p o e konsumojnë si ap, po e djegin sifaz, në mundësi që mos ti japin mundësi vonesave të reja.  Ne kemi nevojë që ta vonojmë këtë ligj, sepse duke e vonuar ne dhe mund ta pezullojmë, por duke e bërë shpejt nuk kemi çfarë ti bëjmë. Ne kemi një detyrë që të krijojmë një formë fërkimi, rezistence miratimi që ky process të vonohet dhe të vështirësohet dhe kushti I parë është verifikimi. Duhet një kordinim midis paralamentit dhe presidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here