Loja e madhe e Ramës me drogën, ja 11 faktet tronditëse që…

0
348

Gjatë viteve 2015-2016-2017, nëpërmjet një përpjekje titanike duke përdorur shpesh edhe ndërkombëtarët, Edi Rama dhe qeveria e tij u përpoq të fshihte realitetin e shndërrimit të Shqipërisë, në një fermë gjigante të organizuar për kultivimin e kanabisit dhe më pas eksportimin masiv të saj të Europës.

Por në vitin 2017 edhe pas plasjes së skandalit “Tahiri”, gjithçka doli në shesh. Përveç ish-ministrit të Brendshëm, i cili ende po hetohet si i përfshirë direkt në këtë aktivitet ndërkombëtar kriminal, disa drejtorë dhe eksponentë  të rëndësishëm policie janë në ende arrati.

Me ardhjen në krye të ministrisë së Brendshme të Fatmir Xhafajt, Edi Rama, shpalli luftën për “zero kultivim kanabis”, të cilën e shoqëroi me një operacion “Forca e ligjit”, i cili do të kishte në fokus edhe goditjen e organizatave kriminale në gjithë qytet, të cilat përveç aktiviteteve të tjera ishin përgjegjëse, edhe për atë që ndodhi me kanabisimin e vendit.

Tashmë u bë më shumë se një vit, që Edi Rama e ka kthyer çështjen e drogës në vendin tonë, nga një përgjegjësi kriminale e qeverisë së tij, në një armë suksesi. Në mënyrë absurde, duke krahasuar veten me veten, ai nuk lë rast pa deklaruar me triumf brenda e jashtë vendit, se “Shqipëria, doli nga harta evropiane, e kanabisit”.

Në fakt, realiteti është krejtësisht tjetër. Është e vërtetë që gjatë vitit 2018 sipërfaqet e mbjella me kanabis janë ulur në mënyrë drastike, por kjo vjen më së shumti nga presioni që bënë ndërkombëtarët dhe sasitë e mëdha të depozituara nga vitet paraardhëse. Gjithashtu i ashtuquajturi operacion “Forca e Ligjit” nuk ka goditur deri më sot, asnjë prej organizatave kriminale që në bashkëpunim me policinë realizuan në gati gjithë rrethet e vendit kanabisimin dhe trafikun masiv, në kohën e Saimir Tahirit dhe Haki Çakos. Jo vetëm në Veri e Jug të vendit, Shqipërinë e Mesme, por as në kryeqytetin e këtij operacioni kriminal, Vlorë, nuk është bërë ende asnjë goditje efiçente.

Kjo bëri që grupet kriminale të trafikut, të vazhdojnë punën të qetë me mallin e siguruar nga vitet kur kanabisi lulëzoi, por edhe duke e rritur cilësisht veprimtarinë e tyre, me trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta; kokainë e heroinë.

Këtë realitet e zbuloi së fundmi, edhe raporti vjetor 2017 i ardhur nga Italia (Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës) për trafikun shqiptar të drogës dhe grupet kriminale.

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Përveç marijuanës, bandat shqiptare luajnë një rol kyç dhe në trafikimin e kokainës në Itali”, shkruhet “e zeza mbi të bardhë”, në këtë raport dramatik.

Por përveç 11 fakteve tronditëse të nxjerra më poshtë nga ky raport; plani, loja e madhe e Edi Ramës me drogën ka edhe një fazë tjetër finale, e cila po materializohet në ekonominë dhe financat e vendit me shpejtësi. Miliardat e sasive të mëdha të kanabisit, kokainës dhe heroinës që tregtohen në Europë, po pastrohen me shpejtësi në vendin tonë.

Bumi i çuditshëm i lejeve të ndërtimit që po jep Rama&Veliaj dhe ekspansioni i këtij sektori ndërkohë që tregu kërkon të kundërtën, sasitë e paimagjinueshme të eurove në treg, lëvizjet “misterioze” në sistemin bankar; tregojnë se cikli i planit madhor të Edi Ramës, tashmë  është mbyllur.

Më poshtë mund të  lexoni disa nga konstatimet tronditëse të raportit të përpiluar për Shqipërinë, nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet Antidrogë në Itali.

•Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016.

• Trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.

•Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.

• Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj.

• Klanet shqiptare po përdorin çdo vit e më tepër bimë me rendiment të lartë dhe metoda gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.

• Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës.

• Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë.

• Në zonat kufitare, lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

• Së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila […] ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë.

• Këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike.

• Shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës, me rreth 1.100 persona të arrestuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here