Nora Malaj flet hapur: Librat falas është kauzë e opozitës, ku fituan gjithë shqiptarët

0
166

Pas kërkesës së vazhdueshme të opozitës, qeveria ka vendosur sot që fëmijët të përfitojnë libra falas.

Deputetja e LSI Nora Malaj, në një intervistë për Ora News ka folur për këtë vendim duke thënë se kjo ishte një kauzë në të cilën fituan gjithë shqiptarët. Propozimi i opozitës ishte për të gjithë 9-vjecaren, por vendimi i qeverisë u bë vetëm për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën.

Malaj: Ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Në shtatorin e vitit 2018, fëmijët do kenë mundësinë që shteti ti rimbursojë. Unë do gëzoja shumë që pas kësaj nisme të niste dhe projekti tjetër për ushqimin në shkollë dhe të bëhet e plotë paketa. Është gëzim për popullatën dhe qasjen për debatin opozitar në parlament. Ju e dini shumë mirë që deri më tash kemi 9 muaj me politikë dhe ajo që kemi të drejtën e jemi oponentë janë disa ligje që kemi ardhur e kemi sjellë që të rregullojnë jetën e qytetarëve dhe menaxhimit të sistemit të arsimit, por edhe sistemeve të tjera.

Deputetja nuk ka lënë pa përmendur se kjo kauzë do të ndihmojë shumë familjet me vështirësi ekonomike.

Malaj: Prindërit kuptuan se nevojat për të kapur më të plotë sistemin e arsimin duhet të ketë disa indikatorë dhe specializime të përkushtuara, krijojnë mundësinë për të realizuar dhe për bërë më të plotë skemën që ti vijnë në ndihmë jo vetëm qytetarëve dhe fëmijëve që jetojnë në qytet, por dhe atyre që jetojnë në zona rurale, dhe për ata që kanë fëmijë shurdh dhe nuk kanë mundësi për të blerë librat e tyre, edhe për ata që janë me të gjitha kategoritë në nevojë të cilat ndonëse kanë qenë me VKM, tani bëhen të barabartë dhe nuk kemi më diskriminime në drejtim të formimit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here