Tragjedia që u shua një familje, sot varrosen vogëlushët, prindërit e tyre dhe gjyshja

0
231

Të martën pasdite, me nderime qytetare, janë varrosur 5 anëtarët e familjes Sadikaj nga Sopija e Suharekës, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni ditën e diel.

Ata mbetën të vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm në rrugën magjistrale Suharekë-Duhël, përkatësisht në vendin e quajtur “Biraçë”, shkruan tvprizreni.com.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë jo vetëm nga Suhareka, të cilët i kanë dhënë lamtumiren e fundit viktimave të këtij aksidenti. Përfaqësuesi i fshatit Sopijë, Avdyl Shabani, tha se sot me pikëllim të thellë po ndahemi nga anëtarët e familjes Sadikaj, të cilët humben jetën tragjikisht, pasi kishin ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje.

Ndërkaq, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se në këtë ditë të rëndë dhe të zezë jo vetëm për komunën tonë, duhet të gjejmë forcë dhe të përçojmë mesazh tek diaspora por edhe tek të gjithë bashkëkombësit tanë, që të kenë kujdes gjatë lëvizjes me vetura, që mos të na përsëriten tragjedi të këtilla.

Viktimat e këtij aksidenti të cilët sot u varrosën mes lotësh dhe dhimbjesh janë: Jeton Sadikaj, i cili në momentin kritik ishte ngasës i veturës, nëna e tij Hidajetja, bashkëshortja Albesa, dhe dy fëmijët, Erjoni dhe Eliesa.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here