Spaho me ton të ashpër: Si në diktaturë, Lale Gramos o lale Gramos vetë shkruan vetë vulos

0
225

Kryetari I grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Sekretariatit per Procedurat dhe Votimet që e vlerësoi të rregullt votimin e ligjit që sanksionon prishejn e godinës së Teatrit Kombëetar.

Spaho, në reagimin e tij, shkruan se ky vendim u mor në mbrojtje të aferës korruptive të Kryeministrit Rama si dhe sulmit të tij të egër kundër trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës.

Ja postimi i plotë i Edmond Spahos:

Sekretariati per Procedurat dhe Votimet mori vendimin qe pritej, mbeshteti maxhorancen qe votimi i ligjit per shembjen e Teatrit Kombetar paska qene i rregullt.

Kjo ne kushtet kur prova eshte e pakontestueshme qe deputeti i maxhorances Bitri votoi ne emer te deputetit Tavo. Me mekanizmin e votes vendosen sipas interesave te tyre ne mbrojtje te aferes korruptive te Rames dhe sulmit te eger te tij ndaj trashegimise kulturore dhe historike te Tiranes.

Sa here e kane ndjere te nevojshme kane perdorur mekanizmin e votes ne Sekretariat, ne Byro apo per ti hequr te drejten e fjales opozites ne seance plenare. Lale Gramos o lale Gramos vete shkruan vete vulos.

Si ne diktature.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here