Turtle Fest zgjedh sërish Dhërmiun, spektakël muzike me emrat më të njohur

0
314

Në 6,7 dhe 8 korrik në Drimadh zhvillohet edicioni i shtatë i Turtle Fest. Ashtu si vjet edhe këtë vit u zgjodh i njejti lokacion, si Dhërmiu e përkatësisht zona e Drimadhes. Këtë herë Turtle Fest do sjellë jo vetëm në skenën tij shumë emra të njohur e të rinj dhe muzikë të larmishme, por edhe aktivitete të tjera. Ndër performuesit më të njohur që do luajnë në këtë event janë Dj Vadim (Ninja Tune/ UK), DJ Aphrodite (UK) , Dub Fx (AU), Sabb (Radiant./ Moon Harbour), Qendresa (Nts Radio/ UK), Shonky (Apollonia/FR), Nickodemus (Turntables on the Hudson/ NY), Nappy G (Turntables on the Hudson/ NY), Kled Mone (GR), Andrea Mi (IT) Afreak (IT) dhe Joel (USA).

Deejay Vadim

Performuesit e mësipërm janë ndër emrat më të njohur të kësaj muzike dhe ata sipas banorëve të zonës janë ndjerë mjaft mirë në ambientin shqiptar pasi janë akomoduar. Kështu Dj i famshëm Vadim, i akomoduar në hotelin e njohur  “Mare Blue” në Dhërmi, është ndjerë mjaft mirë në këtë zonë dhe pritet të përcjellë një super performancë në dy ditët në vazhdim. Nisur nga kjo, s’mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi: Destiancioni juaj këtë fundjavë duhet të jetë me patjetër Dhërmiu, super muzika do ju shoqërojë mbrëmjet pas një dite pranë detit e diellit në bregdetin e mrekullueshëm që dhuron zona e Drimadhes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here