LSI e vendosur: Nuk ka parlament pa iu përgjigjur 40 pyetjeve për Teatrin

0
125

Seanca parlamentare është ndërprerë për shkak se Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka marrë kohë t’i përgjigjet 40 pyetjeve të drejtuar nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço. Në fjalimin që mbajti në parlament, Kumbaro nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve për projektligjin dhe kjo shkaktoi debate në seancë. Pas insistimit të LSI-së, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe i dha kohë ministrave të përgatiten për t’iu përgjigjur LSI-së.

Më herët Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha sot nga foltorja e Kuvetit se Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente dhe mund t’i zërë brenda ata që e frekuentojnë.

‘Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë’,-tha ministrja, duke mbrojtur projektligjin për Teatrin Kombëtar, që diskutohet sot në Kuvend.

‘Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë.

Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, shtoi.

Për Kumbaron, projektligji që diskutohet sot në Kuvend, ‘është një investim dinjitoz si e meriton e shkuara, historia dhe e ardhmja’.

‘Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi.

Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here