Vjen përgjigjia e Berishes pas thirrjes së shkrimtarit për Teatrin Kombëtar

1
447

Shkrimtari Rudi Erebara i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që të bashkohet për të dalë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, nga mafia.

Erebara kërkesën e ka bërë publike në rrjetin social në Facebook dhe më pas i ka shkruar edhe në privat ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kërkesa e Rudi Erebarës për ish-kryeministrin Sali Berisha:

Zotit Sali Berisha,

I nderuar, ish president, ish kryeministër i Shqipërisë. Jeni në dijeni të përpjekjes së mafies në pushtet për të shembur Teatrin Kombëtar, ku herën e fundit jemi takuar bashkë në shfaqjen “Shtrigat e Salemit” të Arthur Miller, vënë në skenë për mrekulli nga trupa e këtij teatri, nën regjinë e Spiro Dunit. Unë isha aty, thjesht se përktheva veprën e autorit.

Duke qenë se kulisat gjithmonë i kam urryer, kam përshtypjen po aq sa edhe ju, marr guximin, siç do të thoshte Ushtari i Mirë Shvejk, përkthyer nga babai im, Gëzim Erebara dhe miku i tij Tonin Bushati, t’Ju ftoj, të Mbroni Teatrin Kombëtar nga mafia, si një qytetar edhe artdashës i shquar.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Historia e teatrit u be si ajo e zhvejkut, te gjithe jane kunder te gjitheve per nje germadhe, nuk ka komedi me te bukur te organizuar nga “artistet” tane.????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here