Përplasja me armë në Kinostudio/ Ja çfarë tentoi të bëj 29-vjeçari pasi…

0
186

Kur kanë kaluar disa orë nga përplasja me armë mes dy grupeve rivale në kryeqytet, unifromat blu kanë arrestuar një person. Ai është 29-vjeçari Ervis Bano, dhe akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Dyshohet se Bano ka marrë serverin e kamerave të një biznesi në zonën ku ndodhi ngjarja, dhe ka tentuar ta dëmtojë, për të fshehur pamjet.

 

Në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”, mbetën të plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar shtetasit J. M., 26 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç (me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale).

“Nga specilistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë (për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal). Nga veprimet e tanishme hetimore në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të llojit pistoletë të përdorura nga autorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në ambientet e policisë 23 persona, që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkaq, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here