Çollaku: Çfarë po ndodh me pronen publike, e denjë për Junta Afrikane

0
162

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku permes nje statusi ne facebook ka akuzuar kryetarin e bashkise Erion Veliaj per grabitje te prones publike. Çollaku shkruan se Teatri Kombetar po shembet pikerisht permes nje akti te tille kriminal. Gjithashtu Çolaku ka theksuar rolin e opozites ne këshillin bashkiak për te bllokuar dhe mos lejuar krijimin e nje shumice prej 3/5 per te grabitur truallin dhe pronen publike te Bashkise Tirane.

Postimi i plotë: 

Cfare po ndodh ne Tirane me pronen publike eshte e denje per Junta Afrikane.

Kushtetuta e vendit dhe ligji i veteqeverisjes vendore neni 54/55,percakton qarte se tjetersimi (shitja ose dhurimi),dhenia ne perdorim i truallit publik behet vetem me Vendim te Keshillit Bashkiak me nje shumice 3/5. (37 vota ne keshillin bashkiak tirane).
Rama e Velija nuk i kane keto vota ne Keshillin Bashkiak Tirane.
Opozita ka bllokuar krijimin e nje shumice te tille dhe ka deklaruar se kurre nuk do ti kene keto vota per te grabitur pronen publike.

Cdo sajse ligj qe anullon kushtetuten dhe asgjeson autonomine vendore eshte AntiKushtetues,eshte akt kriminal i denje per Junta Afrikane.

Teatri Kombetar po shembet pikerisht permes nje akti te tille kriminal.

Ne Keshillin Bashkiak Tirane,Opozita ka bllokuar dhe pamundesuar krijimin e nje shumice prej 3/5 per te grabitur truallin dhe pronen publike te Bashkise Tirane.

Pikerisht kjo pamundesi qe ta marrin pronen publike me ligj po i ben te sillen si nje bande gangsteresh duke e grabitur me dhune e duke shkelur Kushtetuten e vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here