Elbasan/ Arrestohet 31-vjeçari, kërcënoi me thikë komshiun…

0
130

Është arrrestuar nga polica në flagrancë shetatsi, Lani Ademi, 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi kërcënoi me thikë fqinjin e tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bër me dije se arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka shkuar në banesën e fqinjit të tij dhe për motive të dobëta, duke e kërcënuar me thikë.

Nga burimet e policë mësohet se shetasi i cili është kërcënuar mjet prerës thikë është shtetasin O.K., 40 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, të Elbasanit.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi 40 vjeçarin.

Bëhët me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ” Kanosja”, “Dhunimi i banesës”, si dhe “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here