Alarmon Policinë se i vodhën makinën, por ja çfarë i ndodh…

0
172

Një 25-vjeçare në Durrës denoncoi disa ditë më parë në policinë e qytetit vjedhjen e automjetit të saj. Në njoftimin e datës 22.06.2018, bëhej me dije se shtetësja Sh.H., banuese në Durrës ka kallzuar se rreth orës 10:00 i kanë vjedhur makinën tip “Peugeot”.

Mirëpo, sipas një njoftimi zyrtar të ditës së djeshme mësohet se makina e të resë nuk ishte vjedhur nga hajdutët.

25-vjeçarja ka dëshmuar në polici, sipas durreslajme, se e ka gjetur mjetin e saj ndërsa ka habitur teksa ka treguar se kishte harruar vendin e parkimit ditën që ka bërë denoncimin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të Raportit Ditor që bënë fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Peugeot”, të shtetases Sh.H., vjeçe 25, banuese në Durrës, e cila rreth orës 10:00, ka bërë kallëzim se e ka gjetur mjetin, pasi kish harruar vendin e parkimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here