3.4 milion euro në Toyota/ Deputeti i PD: Ja si shpëlahen paratë e pista

0
183

Eksperti i financave Florjon Mima, deputet i PD, ka deklaruar sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se pas kanabizimit të vendit, shpëlarja e parave të pista në sektorin e ndërtimit është pjesë e një cikli të mirëmenduar nga qeveria.

Mima i përmendi deputetëve të PS, rastin e fundit, atë të përfshirjes edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës, në shpëlarjen e parave të pista pas kapjes së miliona eurove të fshehura në makinat Toyota të zbarkuara në portin e Durrësit.

“Ju patëm paralajmëruar se me këtë mënyrë qeverisjeje do të jetë e vështirë të bindni, strukturat e BE për çeljen e negociatave, – tha Mima. – Sot dy ditë para ka gjasat që negociatat nuk do të hapen ose do të hapen me kushte shumë herë më të mëdha. Të gjitha këto duhet të na bëjnë të reflektojmë për rrugën qorre ku mazhoranca e ka futur vendin.

Para disa ditësh, edhe mazhoranca është njohur me një rezolutë të dhimbshme nga Gjermania, që skanon të gjitha bëmat e Rilindjes dhe vë pikat mbi (i), disa (i) në fakt, nëntë (i), duke filluar me krimin, drogën, korrupsionin, reformën në drejtësi që po rezulton vetëm në letër, pasi vetëm një grusht fare i vogël gjyqtarësh e prokurorësh po kalon në sitën e Vetingut, me trupat ende të pamaterializuar ende si SPAK, BKH… Ne ua thamë dhe ndeshëm në shurdhmërinë tuaj.

Nuk mund të shkohet në Europë me një ish-ministër të Brendshëm që mbrohet nga forca juaj politike; me një ministër që ka vëllanë trafikant droge të dënuar; me një Sekretar të Përgjitshëm tuajin që akuzohet për milionat në Toytota-n. Ju vazhdoni të qeshni, po ky është një cikël i mirëmenduar nga ana juaj dhe vazhdon nga kanabisi, me shpëlarjen e parave të pista, nëpërmjet një aktiviteti kryesor që është ndërtimi. Opozita ju ka thënë me kohë që bumi i lejeve të ndërtimit në këtë kohë nuk është tjetër përveç materializmi për të shpëlarë këto para, që janë aq shumë sa trondisin edhe parametrat monetarë dhe fiskalë të vendit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here