Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Facebook’, përmes së cilës akuzon policët bashkiakë të Durrësit se po vjedhin tregtarët e qytetit.
Në videon e publikuar, dëgjohet një grua, e cila me gjasë ka realizuar edhe videon, e cila denoncon policin se ka marrë një shumë parashë për të mos penalizuar tregtarët.
“Shihni hajdutët e Dakos ne Durrës se si vjedhin e u marrin lekë tregtarëve!”, shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1029776730516567