TRAGJEDIA/ Flet babi i Xhafer Matës: Nusja e djalit ishte xheloze për Xhuljetën, kur ajo u…

0
295

Xhaferi edhe gruan e kishte 19 vjeçe!

“Nusja ishte xheloze për Xhuljetën…E takova vajzën dhe më tha që e do djalin tim”.

Flet Taip Mata, babai i Xhaferr Matës.

Nga sherri me nusen te lidhja me Xhuljetën: Pres pajtimin me familjen e vajzës.

Z.Mata, dua ta nis me ju këtë bisedë, duke të kërkuar të më flasësh për djalin tuaj të ndjerë, Xhaferrin. Si ishte jeta e tij?

Xhaferri ishte njëri nga katër djemtë e mi. Kam edhe një vajzë. Pasi mbaroi fakultetin për Inxhinieri, ai hapi servisin këtu ngjitur më shtëpinë dhe merrej me makinat. U njoh edhe me të shoqen dhe u martua. Fillimisht marrëdhëniet mes tyre ishin të mira. Ajo ngeli shtatzënë dhe lindi djalin. Sot nipi im është 2 vjeç e gjysmë. Xhaferri s’më kishte sjellë më herët shqetësime. Punonte fort dhe e nxirrte vetë bukën. Me nusen filluan të grinden. Ajo ishte 19 vjeçe dhe martesa mes tyre nuk po ecte mirë. Bëmë përpjekje disa herë me pleqësi për t’i bashkuar, por në fund vendosi të ndahej. Nusja ishte xheloze, pasi kishte mësuar për marrëdhënien e Xhaferrit me Xhuljetën. Debatet mes tyre shtoheshin dita-ditës, kur Xhuljeta u punësua në marketin afër shtëpisë sonë… Megjithatë, në fund u ndanë.

Ju po flisni për një marrëdhënie mes djalit tuaj dhe Xhuljetës. Si qëndron e vërteta e kësaj historie?

Do të flas për çfarë di unë. Para disa kohësh, punoja këtu poshtë shtëpisë me kamion. Njëri nga kolegët pa Xhuljetën të kalonte dhe më tha: “Kjo vajza shoqërohet me Xhafën”. S’e besova. Djali im ishte i martuar. Por, prapë nga ai moment u vura në lëvizje. Doja të bindesha vetë fillimisht se një gjë e tillë ishte e vërtetë. Pas shumë përpjekjesh, djali e pranoi që kishte një lidhje dhe se kishte vendosur të martohej me të.

Po ai ishte i martuar ndërkohë?

Ishte koha kur e shoqja kishte ikur në shtëpinë e saj. I fola rëndë, duke i thënë që a ishte i gatshëm të ndahej nga djali? Këmbëngula te fakti se gjykata do t’ia linte nënës së tij fëmijën, pra nipin tim. Më tha që nuk ndahem prej djalit se është djali im, por Xhuljetën e dua. S’kisha rrugë tjetër, e pranova.

I kërkuat të takoheshit me vajzën që kishte lidhje?

Po. I kërkova dhe u takuam. E morëm në makinë. Isha unë bashkë me gruan, Xhaferri dhe djali i vogël. Shkuam në një lokal tek Fusha e Aviacionit. Aty bisedova për herë të parë më Xhuljetën. Edhe i fola pak. I thashë si ka mundësi që një vajzë se ti, me gjithë të mirat, është lidhur me djalin tim që ka edhe fëmijë. Më tha e dua Xhaferrin. I kërkova atëherë të shkonte e t’i tregonte familjes së saj. Hezitoi dhe kjo s’më pëlqeu shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here