Luan Rama: Faleminderit që zbulove vrasësin dhe bashkëpunëtorin e tij…

0
214

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka pasur sot një falenderim për Policinë e Shtetit. Kjo për shkak se në një kohë shumë të shpejtë, ata i janë përgjigjur kërkesës së tij për të zbuluar vrasësit e një qeni në Shkodër.

Rama ka nxjerrë dhe emrin e vrasësit dhe bashkëpunëtorit të tij, duke kërkuar ndaj tyre dënimin maksimal.

Deputeti shkruan se denoncimi i tij u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër u arrit gjetja e autorëve.

Reagimi i Ramës:

Faleminderit Policisë së Shtetit!

Identifikohen dhe ndalohen vrasësit e qenit!

I jam drejtuar publikisht dhe zyrtarisht sot në mëngjes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të identifikonin dhe arrestonin vrasësit e një qeni, të cilët pasi e kanë lidhur kafshën e pambrojtur, përmes një akti barbar e kriminal e kanë qëlluar në kokë, deri sa e kanë vrarë e madje edhe e kanë filmuar gjithë skenën makabre!

Ky fakt, i bërë publik nga Jeta Osh Qef dhe i denoncuar edhe nga Animal Rescue Albania, u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër, u arrit që në kohë rekord të identifikohen e të ndalohen dy vrasësit!

Ata janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen!

Ndaj, një faleminderit me gjithë zemër për Policinë e Shtetit; faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, faleminderit dhe gjithë kolegëve të tyre! Tani, rradhën e kanë organet e drejtësisë për të zbatuar ligjin!

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here