AKSIDENT NË QAFËTHANË/ Përplasen dy makina. Në gjendje të rëndë gruaja…

0
187

Aksident automobilistik në aksin Prrenjas-Qafëthanë. Në një nga kthesat e Qafëthanës, dy automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë ka disa shtetas të plagosur, por sipas burimeve nga vendngjarja, një grua ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, megjithëse gruas i është dashur të qëndrojë e shtrirë për minuta të tërë deri në mbërritjen e ambulancës.

Në vendngjarje shkoi policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here