Meta: “Falenderim të veçantë për kontributin jetik të dhuruesve vullnetarë për shpëtimin e jetëve të njerëzve”

0
118

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta me nje status ne Facebook shpreh falenderime per  kontributin jetik të dhuruesve vullnetarë për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

POSTIMI I PLOTE:

Sot, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në vlerësim të aktit human e fisnik, shpreh mirënjohje e falenderim të veçantë për kontributin jetik të dhuruesve vullnetarë për shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Falenderoj Kryqin e Kuq Shqiptar, pjesë e organizatës më të vjetër humanitare në botë, që punon me përkushtim për këtë kauzë dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe bashkë me të shoqatat e organizatat që nxisin vullnetarizmin për dhurimin e gjakut.
Brenda qershorit do të krijojmë Aleancën e Dhuruesve të Gjakut, që në një frymë gjithëpërfshirëse do të bashkojë të gjithë ata që duan të japin një zgjidhje të shpejtë e të qëndrueshme plotësimit të kërkesave për gjak në mënyrë tërësisht vullnetare

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here