MOTI/ Temperatura të larta, ja kur rikthehen reshjet e shiut…

0
417

Temperaturat e motit janë ngritur ditët e fundit. Pas një fundjave të freskët, koha është rikthyer me diell dhe moti është i qëndrueshëm.

Por duket se të ketë sërish reshje shiu në disa zona, kryesisht në veri dhe Shqipërinë e mesme.

Në zonën e Fierit është rritur rreziku i zjarreve, ndërsa më i ulët është në Kukës, Korçë dhe Vlorë.

Më poshtë keni parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe nesër nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Reshjet

Sot pasdite pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet. Edhe nesër priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare në qarqet Dibër, Lezhë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më e mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve gjatë pasditeve.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 27 °C

në vendet e ulëta: 19 / 29 °C

në vendet malore: 14 / 28 °C

Image

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rreziku për zjarret

Sot pasdite pritet rrezik ‘i moderuar’ në qarkun Fier dhe ‘i ulët’ në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik. Nesër pritet një ulje e lehtë e rrezikut në qarqet e lartpërmendura (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here