Krimi i rëndë që la 6 fëmijë jetimë/ Babai i Shahollit: Jemi të shokuar…

0
161

Krimi i rëndë që la 6 familje pa nënën e tyre në Durrës ka tronditur gjithë opinion publik.  Babai i Çlirim Shahollit, 42-vjeçarit i cili vrau bashkëshorten të premten e 8 qershorit, ka thënë një një intervistë ekskluzive për Ora News se janë të shokuar nga ngjarja. Zaim Shaholli rrëfeu se Adrianën e kishte gjetur të shtrirë në tokë vajza ndërsa Çlirimi ishte larguar nga shtëpia

Zaim tha se ishte në Korçë me bashkëshorten kur ndodhi ngjarja. Sipas tij tre prej fëmijëve ndodheshin në një kamp në Golem, ku i kishte strehuar një shoqatë, ndërsa dy fëmijët e mëdhenj ndodheshin në punë.

“Ardianën e gjeti vajza të shtrirë kur erdhi nga puna ndërsa Çlirimi ishte larguar nga shtëpia. Tre prej fëmijëve ndodheshin në kamp në Golem, i kishte strehuar një shoqatë. Dy të mëdhenjtë ishin në punë. Unë isha në Korçë me bashkëshorten natën e ngjarjes, e morëm vesh lajmin nga Korça.”

40 vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, humbi jetën në spitalin e Durrësit pas një aksidenti në banesë të provokuar nga i shoqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here