Panik pranë konvikteve të studentëve të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Një makinë ka marrë flakë në ecje, duke shkaktuar frikë tek kalimtarët e rastit, por edhe ata që kanë qenë të ulur pranë lokaleve.
Ka qenë me benzinë dhe gaz, ndërsa dyshohet se ky mund të jetë edhe shkaku i zjarrit. Ajo qe ka plasur mesohet se ka qene pikerisht bombula e gazit.
Falë ndërhyrjes së dy zjarrfikëseve, u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së plotë të shkaqeve të ngjarjes në fjalë