Vrau gruan në Durrës/ Dëshmia e 42 vjeçarit: Më tradhtonte me pronarin që…

0
423

Gjykata ka lënë në burg pa afat 42 vjeçarin Çlirim Shaholli, i cili vrau gruan Ardiana Shaholli 40 vjeçe mbrëmjen e së shtunës. Autori ka pranuar krimin para gjykatës, ndërsa ka deklaruar se e goditi me sende të forta pas sherrit, pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte me pronarin e firmës së rrobaqepësisë ku e ndjera punonte.

Sherri nisi, pasi me tradhtonte me pronarin e firmes.

Pas sherrit ai ia ka përplasur kokën bashkëshortes disa herë në tokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në seancë nuk ndodhej asnjë familjar i tij, pasi të gjithë e kishin braktisur. Çifti kishte 6 fëmijë, ndërsa sipas familjarëve, gruaja e ishte denoncuar më parë për dhunën, por pas shoqërimeve burri ishte lënë i lirë nga policia. Prokurore e çështjes ka qenë Rabjana Halili, ndërsa gjyqtare Eda Kaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here