Krimi i pasionit në Tiranë, tregon pronari i marketit: Si e njihnim Xhuljetën

0
218

Maturantja Xhuljeta Çuni, e cila u vra me dy plumba nga ish-i dashuri 31-vjeçar, për 5 muaj kishte punuar si shitëse në një market në rrugën “Jordan Misja”.

Në këtë dyqan ajo ishte njohur edhe me autorin e ngjarjes, Xhafer Mata, i cili banonte vetëm disa metra larg.

Viktima e kishte lënë punën në market për shkak të provimeve të maturës.

Në muajin shkurt ajo ishte shkëputur pas një marrëveshjeje me pronarin, duke i thënë që do të kthehej sërish të punonte aty, pasi të përfundonte provimet, shkruan Panorama.

“Në muajin shkurt më tha që do të largohej nga puna, sepse do i përkushtohej shkollës. E mirëkuptova se ishte maturante. Madje i kisha dhënë fjalën se do ia ruaja vendin e punës dhe mund të kthehej sa të mbaronte provimet.

Me sa di unë edhe sot kishte provim dhe për aty ishte nisur, kur u qëllua. Ka punuar 5 muaj këtu dhe ishte shumë korrekte”, u shpreh pronari i marketit ku kishte punuar 18-vjeçarja Çuni.

Vajza banonte pak metra larg dyqanit, afër shinave të trenit në fund të rrugës “Jordan Misja”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here