Prindërit e Xhuljetës: Po shkonte në provimin e maturës, punonte për të ndihmuar familjen…

0
201

Xhuljeta Çuni është adoleshentja 19-vjeçare, e cila u vra me dy plumba ditën e djeshme nga 31-vjeçari Xhafer Mata. Xhuljeta ishte duke shkuar në shkollë, për të dhënë provimin e letërsisë, si shumë bashkëmoshatarë të saj.

Ajo studionte në gjimnazin “Qemal Stafa”, ndërsa shokët dhe shoqet e saj të klasës kanë thënë për mediat se mësuesit i kanë thirrur emrin teksa kanë bërë apelin për të futur nxënësit në provim, por ajo nuk është paraqitur.

Vetëm pas përfundimit të provimit, bashkëmoshatarët e Xhuljeta kanë marrë vesh për fatin e saj të keq. Xhuljeta njihej si një vajzë e qetë dhe jo problematike.

Xhuljeta ishte vajza e madhe e familjes Çuni, dhe megjithëse ishte ende adoleshente paralelisht me shkollën ajo punonte për të ndihmuar familjen.

Në shtëpinë e saj u hapën dyert e mortit dhe në mesditën e të shtunës ajo u përcoll për në banesën e fundit. Për familjen ajo që iu bë Xhulit ishte një padrejtësi.

Sipas tyre version i servirur për publikun nuk është i vërtetë, megjithatë ata të mposhtur nga dhimbja nuk japin më tepër detaje se çfarë e lidhte Xhulin me 31-vjeçarin që i mori jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here