Vlorë/ Një djalë i ri, vret veten me pistoletë…

0
207

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar, pak minuta para mesnate.

Mësohet se një djalë i ri, ka qëlluar veten me pistoletë në fshatin Mesaplik dhe si rezultat ka ndërruar jetë.

26-vjeçari me inicialet R.R, thuhet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.

“Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here